Ndërlidhjet

Irani akuzon Perëndimin se mbështet terroristët



Irani e ka ftuar ambasadorin britanik në Teheran pasi i akuzoi vendet e Perëndimit se po i mbështesin pohimet e një grupi në mërgim, për të cilin Teherani thotë se planifikonte sulme terroriste në vend.

Ministri i Inteligjencës, Heidar Moslehi, gjithashtu e emëroi Suedinë dhe Francën se e mbështesin organizatën Muxhahedin Halk në mërgim.

Në Londër, ministria e Jashtme i mohoi akuzat.

Të martën, Irani arrestoi tre pjesëtarë të grupit, nën akuza se kishin planifikuar të vendosin bomba në Teheran në përvjetorin e parë të zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të 12 qershorit, 2009.

Organizata mohon se janë arrestuar pjesëtarë të saj.
XS
SM
MD
LG