Ndërlidhjet

Klinton do të vizitojë Pakistanin në korrik


Qeveria e Pakistanit bëri të ditur se Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, do të vizitojë këtë vend në muajin korrik.

Ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Mehmud Qureshi, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me të dërguarin e SHBA-ve, Riçard Hollbruk, tha se Klinton do të vizitojë Islamabadin “për një seancë të dytë të dialogut strategjik”.

Hollbruk ka arritur në Islamabad të premten në mbrëmje për bisedime me krerët pakistanezë, që kanë për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit kundër grupeve militante.
XS
SM
MD
LG