Ndërlidhjet

Sulmet në Bagdad vrasin 27 veta


Së paku 27 veta kanë humbur jetën dhe mbi 55 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombave në kryeqytetin e Irakut.

Zëdhënësi i forcave të sigurisë në Bagdad, Qasim al-Mousavi, tha se dy makinat-bombë shpërthyen pothuajse në të njëjtën kohë, pranë Bankës Tregtare të Irakut.

Një javë më parë, një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë pranë Bankës Qendrore të Irakut, me çrast humbën jetën 18 veta.
XS
SM
MD
LG