Ndërlidhjet

OSBE: Forca policore të jashtme të dërgohen në Kirgizi


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot ka bërë thirrje për vendosjen e një force policore ndërkombëtare në Kirgizi, për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në pjesën jugore të këtij vendi.

Përfaqësuesi i posaçëm i OSBE-së për Azinë Qendrore, Kimmo Kiljunen, u tha reporterëve në Bishkek se afro 100 policë do të mund të ndihmonin në sigurimin e kthimit të refugjatëve nga Uzbekistani në Kirgizi.

Zyrtarët e Kirgizisë thonë se dhjetëra mijëra njerëz, që ishin larguar në Uzbekistan gjatë përleshjeve etnike, janë kthyer në mënyrë masive.
XS
SM
MD
LG