Ndërlidhjet

Rusia ia pagoi Bellorusisë borxhet për tranzitin e gazit



Kompania shtetërore ruse Gazprom tha se ia ka paguar borxhin Bellorusisë për tranzitin e gazit rus nëpër territorin e saj për konsumatorët në Evropë.

Zëdhënësi i Gazpromit Sergei Kiprianov tha se kompania i pagoi Bellorusië 228 milionë dollarë.

Më herët, Gazpromi e vazhdoi furnizimin me gaz, duke thënë se Bellorusia i kishte paguar 187 milionë dollarë për dërgesat e mëparshme.
XS
SM
MD
LG