Ndërlidhjet

Kirgizi: Bakiev fajësohet për nxitje të dhunës


Agjencia kirgize e sigurisë akuzoi ish-presidentin e këtij vendi, Kurmanbek Bakiev, se ka bërë komplot me militantët islamikë për të nxitur dhunë etnike.

Kreu i Shërbimit Shtetëror të Sigurisë, Keneshbek Duishebaev, u tha gazetarëve në Bishkek se ka informacione që Bakiev ka punuar me Lëvizjen Islamike të Uzbekistanit.

Ai gjithashtu pohoi se familja e ish-presidentit kirgiz ka paguar me 30 milionë dollarë militantët, për “operacionin që do të destabilizonte rajonin jugor të Kirgizisë”.

Dhuna në mes të kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke filloi në natën mes 10 dhe 11 qershorit. Së paku 250 njerëz kanë humbur jetën, përderisa rreth 100 mijë të tjerë janë zhvendosur në Uzbekistanin fqinj.
XS
SM
MD
LG