Ndërlidhjet

Paralajmërime më të fuqishme në paketat e cigareve


Rusia do të vërë paralajmërime më të fuqishme në paketat e cigareve. Sipas rregullave të reja, prodhuesit e cigareve duhet të mbulojnë të paktën 30 për qind të pjesës së përparme të paketës me një nga 12 paralajmërimet.

Paralajmërimet duhet të përfshijnë gjithashtu 50 për qind të pjesës së prapme.

Aktualisht, paketat e cigareve në Rusi përmbajnë vetëm një paralajmërim të vogël, që thuhet se përfshin vetëm 4 për qind të sipërfaqes.

Ndryshimet vijnë nëntë vjet pas përfshirjes së paralajmërimeve të ngjashme nga ana e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG