Ndërlidhjet

Prizren: Arrijnë Ivanov dhe Vujanoviq


Në Prevallë të Prizrenit kanë arritur presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, përderisa nesër pritet të arrijë edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

Gjatë paradites së shtunë, presidentët do të zhvillojnë takime bilaterale, secili me secilin, ndërsa më pas do të shkojnë për drekë në Prizren, për t’u kthyer më vonë në një takim të përbashkët në Prevallë, pas të cilit do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
XS
SM
MD
LG