Ndërlidhjet

SHBA: Referendumi në Kirgizi të jetë korrekt dhe transparent


Shtetet e Bashkuara thonë se shpresojnë se Kirgizia do të mbajë referendum “korrekt dhe transparent” për Kushtetutën.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Krouli, tha se ambasada amerikane në Bishkek do të dërgoj ekipe të vogla të vëzhguesve të referendumit, të cilat do të jenë pjesë e pranisë monitoruese lokale dhe ndërkombëtare.

Grupi Human Rights Watch, ka tërhequr vërejtjen se vendimi i qeverisë për mbajtjen e referendumit mund të shkaktoj ripërsëritjen e dhunës ndërmjet shumicës kirgize dhe pakicës uzbeke.

Referendumi mbahet njesër.

Nga dhuna e këtij muaji në pjesën jugore të Kirgizisë, janë vrarë më se 250 vetë, ndërsa dhjetëra mijëra uzbekë etnikë janë larguar në Uzbekistanin fqinjë.
XS
SM
MD
LG