Ndërlidhjet

Meksikë: 9 të vrarë në qendër rehabilituese



Nëntë njerëz raportohet se janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur sulmuan një qendër rehabilituese nga droga.

Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi mbrëmë vonë në qytetin Gomez Palacio në shtetin Durango.

Të gjitha viktimat, përfshirë pronarin e qendrës, janë meshkuj, tha zyra e prokurorit lokal.

Motivi i krimit po hetohet.

Një qendër e ngjashme rerabilitimi u sulmua në fillim të qershorit në shtetit Çiuahua, kur u vranë 19 njerëz në atë që besohet të jetë qërim hesapesh ndërmjet bandave rivale të drogës.
XS
SM
MD
LG