Ndërlidhjet

CIA: Irani ka material për dy bomba bërthamore



Drejtori i shërbimit amerikan të zbulimit, CIA, Leon Paneta, ka deklaruar se Irani me siguri ka sasi të mjaftueshme uraniumi të pasuruar për të prodhuar dy bomba bërthamore, por për prodhimin e tyre do t'i duhen dy vite.

Paneta i tha rrjetit ABC se Iranit i duhet një vit për ta prodhuar bombën, dhe dy vjet që ta zhvilojë sistemin operacional për përdorimin e bombës.

Ai gjithashtu ka shprehur dyshime se sanksionet e fundit të OKB-së do ta ndalin Iranin në realizimin e planeve bërthamore.
XS
SM
MD
LG