Ndërlidhjet

Kunduz: Pesë të vrarë e 20 të plagosur



Ka shkuar në pesë numri i të vrarëve nga sulmi i talibanëve ndaj zyrave të një organizate amerikane në Kunduz të Afganistanit.

Guvernatori i Kunduzit tha se tre të huaj, një britanik, një gjerman, një filipinas dhe dy afganë janë vrarë gjatë sulmit. Të njëjtat burime njoftojnë se katër atentatorë vetvrasës kanë sulmuar zyrat e organizatës amerikane që punonte si kontraktore e USAID.

Së paku 20 persona janë plagosur gjatë incidentit.
XS
SM
MD
LG