Ndërlidhjet

Poloni: Komorovski premton bashkëpunim



Bronisllav Komorovski ka premtuar se do të punojë në qetësimin e marrëdhënieve politike në vend. “Dallimet janë pjesë e pandashme e demokracisë, por duhet të sigurohemi se ato nuk e pengojnë bashkëpunimin”, tha Komorovski, i cili duket të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Poloni. Aktualisht ai është ushtrues i detyrës së presidentit dhe ishte kandidat i koalicionit qeverisës.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njofton se me 95% të votave të numëruara Komorovski kryeson me 52.63%. Rivali i tij nga opozita e djathtë, Jarosllav Kazçinski ka marrë 47.37% të votave. Kazçinski gjatë mbrëmje së shkuar ka pranuar humbjen.

Zgjedhjet në Poloni u zhvilluan pas vdekjes së presidentit në një aksident ajror në Rusi në muajin prill. Rreth 90 zyrtarë të tjerë polakë humbën jetën në të njëjtin aksident.
XS
SM
MD
LG