Ndërlidhjet

Më shumë kufizime për fluturimet iraniane në Evropë


Bashkimi Evropian ka ndaluar shumicën e avionëve iranianë të fluturojnë në hapësirën ajrore të bllokut 27-anëtarësh, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian mohoi që ky hap të jetë i ndërlidhur me sanskionet ndaj Iranit, që kanë për qëllim ndalimin e programit të tij bërthamor.

Komisioni tha se pas inspektimeve në terren, Agjencia Evropiane e Sigurisë Ajrore ka vendosur që t’i zgjerojë kufizimet për fluturimet iraniane. Lista e linjave të ndaluara ajrore përfshin 282 kompani, kryesisht nga vendet afrikane dhe aziatike. Irani mund të veprojë ende me 23 avionë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG