Ndërlidhjet

Nis takimi Obama-Netanjahu


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka nisur takimin me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi pritet të fokusohet në përpjekjet për ripërtëritjen e bisedimeve paqësore izraelito-palestineze.

Palestinezët i ndërprenë bisedimet e drejtëpërdrejta me Izraelin pas ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, në fund të vitit 2008.

Takimi i sotëm u bë në periudhën e tenisoneve në raportet e Shteteve të Bashkuara me Izraelin, për shkak të zgjerimit të vendbanimeve izraelite në pjesën lindore të Jerusalemit.
XS
SM
MD
LG