Ndërlidhjet

Ish-politikania kolumbiane kërkon dëmshpërblim


Ish-politikania kolumbiane, Ingrid Betancourt, e cila ka kaluar gjashtë vjet si e rrëmbyer e rebelëve majtistë, i ka kërkuar Qeverisë kolumbiane dëmshpërblim në vlerë prej 6.8 milionë dollarësh amerikanë.

Ajo po kërkon kompensimin "për shkaktim të stresit të madh dhe humbjes së parave që do të mund t'i fitonte gjatë kohës sa ishte peng". Betancourt, 48 vjeçare, ishte rrëmbyer në shkurt të vitit 2002 nga rebelët kolumbianë të lëvizjes FARC, gjatë kohës që po bënte fushatë për zgjedhjet presidenciale të vendit.

Autoritetet e Kolumbisë janë shprehur të befasuara, duke thënë se trupat kolumbiane kanë rrezikuar jetën e tyre gjatë aksionit për lirimin e saj.
XS
SM
MD
LG