Ndërlidhjet

Serbi: Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për Kosovën


Partitë opozitare në Serbi kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit për të përcaktuar politikat shtetërore, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Partia Liberal-Demokrate tha se Parlamenti duhet t’i rishqyrtojë politikat në Kosovë, “për të evituar abuzimet me emocione, të cilat çuan në humbje të jetëve në të kaluarën”.

Ndërsa, Partia Demokratike e Serbisë ka kritikuar qeverinë për mungesë të strategjisë.
XS
SM
MD
LG