Ndërlidhjet

Madrid: Spanja respekton qëndrimin e GJND-së


Spanja respekton mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, ka kumtuar ministria e Jashtme e Spanjës.

Zëdhënësja e ministrisë spanjolle ka thënë se Madridi mbështet edhe deklaratën e shefes së diplomacisë së BE-së, Ketrin Eshton, e cila ka thënë se mendimi i GJND-së hap “epokë të re” dhe se tash “duhet kthyer nga e ardhmja”.

E pyetur nga gazetarët nëse Spanja do të ndryshojë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës, zëdhënësja e ministrisë spanjolle nuk ka dashur të japë përgjigje.
XS
SM
MD
LG