Ndërlidhjet

Berisha: Modifikimi i kufijve – i rrezikshëm


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, dhe ai i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kanë deklaruar sot në Tiranë, pas një takimi të përbashkët, se presin, që pas vendmit të GJND-së për Kosovën, Serbia do të jetë më “bashkëpunuese në rajon”.

Duke u shprehur për përpjekejt e Serbisë kundër Kosovës, pas opinionit të GJND-së, zoti Sejdiu tha se “rrota e hsitorisë nuk mund të ndalet dhe as të kthehet prapa”.

Pas takimit me Bamir Topin, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u takua edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Sejdiu theksoi se vendimi i GJND-së është i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Ai u shpreh se “integriteti i Kosovës është i pacenueshëm”.

Zoti Berisha theksoi se “kusht për paqen është respektimi i kufijve” dhe shtoi se “çdo përpjekje për modifikim të kufijve është e rrezikshme, pasi bie ndesh me idealet evropiane”.
XS
SM
MD
LG