Ndërlidhjet

SHBA e BE shpresojnë për bisedime me Iranin



Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shpresojnë që bisedimet e ngecura mes Iranit dhe bashkësisë ndërkombëtare të rifillojnë sa më shpejt.
Shefja e politikës së jashtme evropiane, Kethrin Eshton tha se bisedimet e mundshme duhet të fokusohen vetëm tek programi bërthamor i Teheranit.

Departamenti i Shtetit deklaroi se është i përgatitur për rifillimin e bisedimeve mes gjashtë fuqive botërore dhe Iranit.

“Ashtu siç dëshironim vitin e kaluar, dhe e përsërisim sërish, jemi të interesuar për procesin, ku do të përfshiheshim të gjithë me shpresën se do të kishim dhe përgjigje për shumë nga pyetjet e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Filip Krollei, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate dyshojnë se Irani synon prodhimin e armëve bërthamore, akuza që hidhen poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG