Ndërlidhjet

SHBA: Porota e shqyrton fajësinë e Bllagojeviqit


Porota e një gjykate në Çikago të Shteteve të Bashkuara, prej natës së kaluar po e shqyrton fajësinë e ish guvernatorit të shtetit federal Ilinois, Rod Bllagojeviq.

Pos tjerash, zoti Bllagojeviq, është i akuzuar se ishte përpjekur ta shesë vendin në Senatin amerikan, që i takonte shtetit Ilinois, pasi kishte mbetur i zbrazët kur ish senatori Obama ishte zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara.

Bllagojeviq ka deklaruar se nuk ishte fajtor për 24 pikat e aktakuzës.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me gjashtë milionë dollarë dhe burgim të gjatë.
XS
SM
MD
LG