Ndërlidhjet

Rusi: Qindra mijëra zjarrfikës janë angazhuar në 14 rajone


Ministria për emergjenca e Rusisë thotë se afro 238 mijë zjarrfikës janë angazhuar në betejnë kundër zjarrit në 14 rajone në pjesën qendrore të Rusisë.

Ministria, që thotë se e ka situatën nën kontroll, ka njoftuar se në betejën e fikjes së zjarrit janë përfshirë edhe 2 mijë ushtarë dhe 226 aeroplana.

Presidenti Dmitri Medeved këtë situatë e ka vlerësuar si “katastrofë natyrore”.

Raportohet se numri i të vdekurve nga zjarret ka arritur në 31 njerëz.
XS
SM
MD
LG