Ndërlidhjet

Jep dorëheqjen kreu i militantëve çeçenë



Udhëheqësi i kryengritësve çeçenë, Doku Umarov është tërhequr nga detyra duke ia lënë vendin Aslambek Vadalovit. Dorëheqja e Umarovit është bërë “për asye shëndetësore” thuhet në një informacion të botuar në një faqe interneti që mbështet rebelët çeçenë.

Së fundi Shtetet e Bashkuara e kanë përfshirë Umarovin në listën e terroristëve. Umarov ka marrë përgjegjësinë për sulmet e muajve të fundit në Kaukazin e Veriut, sulme që kanë pasur si cak forcat ruse të sigurisë.
XS
SM
MD
LG