Ndërlidhjet

OKB: Hyseni takoi Ban Ki-munin, kërkoi ndryshimin e rezolutës 1244


Ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, sot në Nju Jork, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

Në këtë takim, ministri Hyseni ka kërkuar zëvendësimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka shpjeguar se kjo kërkesë mbështetet në ndryshimin rrënjësor të rrethanave pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Mëtutje në njoftim theksohet se zoti Ban Ki-mun, në këtë temë, ka thënë se zëvendësimi i rezolutës është çështje e Këshillit të Sigurimit.

Skender Hyseni ka theksuar se qëllim final i Kosovës është anëtarësimi në OKB.
XS
SM
MD
LG