Ndërlidhjet

Irak: Dënohet me vdekje pse thau kënetat



Gjykata irakiane sot e ka dënuar me vdekje një zyrtar të lartë në ish partinë Baath për ndërlidhje me tharjen e kënetave në Irak në vitet e 1990-ta.

Mezban Kadar Hadi ishte pjesëtar i Gardës Revolucionare gjatë sundimit të Sadam Huseinit.

Ai u arrestua pas invazionit amerikan në vitin 2003.

Tharja e kënetave, për të cilat disa konsiderojnë se ishin vendndodhja e kopshteve biblike të Edenit, u bë për të zhdukur vendstrehimet e kryengritësve shiitë, të cilët fsheheshin në rrjetet e kanaleve të ujit.

XS
SM
MD
LG