Ndërlidhjet

Hiroshima: SHBA morrën pjesë për herë të parë



Shtetet e Bashkuara për të parën herë morrën pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e sulmit me bombë bërthamore ndaj Hiroshimës.
Sulmi në qytetin japonez ndodhi në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe është hera e parë që janë përdorur armët bërthamore.

Ambasadori amerikan në Tokio, Xhon Ros morri pjesë në ceremoninë në Hiroshima, çfarë shihet si shenjë e mbështetjes së presidentit amerikan Obama për një botë pa armë bërthamore.

Pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje në kohën kur ra “Kambana e Paqes” në orën 8.15, që përkon me momentin kur 65 vite më parë aeroplanët amerikanë hodhën bombën atomike në qytet.

140 mijë njerëz vdiqën menjëherë apo si pasojë e sulmit në Hiroshima. Tre ditë pas Hiroshimës trupat amerikane sulmuan po me bombë atomike qytetin japonez të Nagasakit.
XS
SM
MD
LG