Ndërlidhjet

Haiti: Këngëtari i hip-hopit kandidon për president



Këngëtari Wyclef Jean do të kandidaojë në zgjedhjet presidenciale në Haiti.

“I them presidentit Obama se Amerika ka Obaman për president, por Haiti ka Wyclef Jean”, tha këngëtari në kryeqytetin e Haitit.

Artisti i hip-hopit nuk ka pasur asnjë post zyrtar deri tani, por ka mbështetje të madhe si këngëtar dhe fondacioni humanitar që ai ka ngritur.

Jean ka fituar tre çmime Grammy. Ai ka lindur në Haiti, por është rritur në Nju Jork dhe në Nju Xhersi të SHBA-ve.

Zgjedhjet e 28 nëntorit janë zgjedhjet e para në Haiti që nga tërmeti i janarit të këtij viti ku humbën jetën rreth 300 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG