Ndërlidhjet

Në Iran hapen varreza masive për ushtarët amerikanë



Ish komandanti i forcave elite, Gardës Revolucionare të Iranit, tha se Teherani ka hapur varreza masive, në të cilat, siç thuhet, do të varrosen ushtarët amerikanë në rast të një sulmi të Shteteve të Bashkuara ndaj këtij vendi.

Hapja e varrezave duket se është shfaqje, pasi javën e kaluar shefi i shtabit të përgjithshëm, admirali Majk Mullen, tha se ushtria amerikane ka plane të gatshme për ta sulmuar Iranin, megjithëse ai mendon se sulmi ushtarak është një ide e keqe.

Gjenerali Hosein Kanani Mohadam tha se varrezat masive janë hapur në provincën jugperëndimore Kuzestan, ku iranianët i kanë varrosur ushtarët irakianë të vrarë gjatë luftës me Irakun në vitet 1980-1988.
XS
SM
MD
LG