Ndërlidhjet

Indi: Fundoset anija, 25 të vdekur



Të paktën 25 njerëz e kanë humbur jetën dhe po aq konsiderohen të zhdukur pas përmbytjes së një anije në verilindje të Indisë.

Fatkeqësia ka ndodhur në çastin kur anija përplot udhëtarë u përfshi nga një rrymë e fortë uji në lumin Kosi në shtetin Bihar.

Raportohet se në anije ka patur më shumë udhëtarë se sa ishte e lejuar.


XS
SM
MD
LG