Ndërlidhjet

"Supervirusi" i ri merr viktimën e parë



Zyrtarët e shëndetësisë në Belgjikë thanë sot se një belg, i cili kishte pranuar trajtim mjekësor në Pakistan, është i pari që vdes nga “supervirusi”, i cili është rezistent në ilaçe.

Njeriu i paemëruar ishte infektuar teksa po trajtohej nga një plagë në këmbë që e kishte marrë në një aksident trafiku në Pakistan.

Belgu i infektuar u kthye në shtëpi, por pak më vonë vdiq në spital.

Ky supervirus i ri i quajtur NDM-1, që besohet se e ka origjinën nga zona e Indisë dhe Pakistanit, është rezistent ndaj antibiotikëve.
XS
SM
MD
LG