Ndërlidhjet

NATO: Operativisti i al-Kaidës në Afganistan është vrarë


NATO-ja thotë se një operativist i al-Kaidës është vrarë nga sulmi ajror në Afganistan.

Koalicioni ushtarak më parë pat thënë se i ka vrarë dy kryengritës në sulmin e djeshëm kundër një makine, që po largohej nga vendi i përleshjes me policinë, në provincën Kunduz.

NATO-ja njoftoi se është vrarë Abu Baqir, një komandant taliban dhe lider i një grupi të al-Kaidës.

Në njoftim aleanca veri-atlantike njoftoi se ka pasur raporte se lideri i vrarë i mbante në shtëpi katër sulmues potencial vetëvrasës me bomba për aksionet e ardhshme në Kunduz.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë thënë se në Afganistan ndodhet një numër i vogël i operativistëve të al-Kaidës në Afganistan.
XS
SM
MD
LG