Ndërlidhjet

Izraeli bombardon Rripin e Gazës


Izraeli ka bombarduar të mërkuren disa pjesë të qendrës dhe jugut të Rripit të Gazës me rraketa ajër tokë. Sipas zyrtarëve të Palestinës, nuk janë raportuar të lënduar si shkak i këtyre sulmeve.

Aeroplanët bombardues të Izraelit kanë goditur një tunel përmes së cilit zhvillohet kontrabandë në qytezën Rafah, në afërsi të kufirit me Egjiptin.

Njoftohet se shkaku i sulmeve, tuneli është shkatërruar.

Ndërkaq një sulm tjetër izraelit ka goditur një objekt të zbrazët në qytetin e Khan Younis. Objekti i sulmuar gjendët afër telave rrethues të kufirit në mes të juglindjes së Gazës dhe Izraelit.
XS
SM
MD
LG