Ndërlidhjet

Meta: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm



"Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i pacënueshëm, ashtu sikurse i çdo vendi tjetër në rajonin tonë. Ndaj çdo provokim i cili tenton të vërë në diskutim pikërisht një çështje të tillë është i panevojshëm", ka thënë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ilir Meta.

Ai ka shtuar se opinioni i GJND-së për pavarësinë e Kosovës, veçse ka përforcuar legjitimitetin e vendimit të Parlamentit dhe popullit të Kosovës.

"Kjo tregon më së miri se është koha që të gjithë t'i izolojmë ata elementë ekstremistë, të cilët kërkojnë të vënë në diskutim kufijtë në rajonin e Ballkanit", ka thënë Meta.

Kryediplomati shqiptar ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë të punojmë për t'i hequr kufijtë në Ballkan, sepse kjo është e ardhmja e rajonit, një Ballkan në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG