Ndërlidhjet

Aeroplanmbajtësi amerikan shpëton tetë marinarë iranianë



Helikopterët e marinës së Shteteve të Bashkuara kanë shpëtuar tetë marinarë iranianë, anija e të cilëve ishte kapluar nga flaka në Detin e Arabisë.

Në deklaratën e Komandës së Flotës së Pestë thuhet se operacionin e shpëtimit e kryen dy helikopterë nga aeroplan-mbajtësja “Harry Truman”.

Marina amerikane tha se tetë marinarët iranianë do të mbeten në aeroplan-mbajtëse derisa të aranzhohet kthimi i tyre në shtëpi.
XS
SM
MD
LG