Ndërlidhjet

Afganistan: Nga incidentet të vrarë 12 vetë


Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë në Afganistan, e udhëhequr nga NATO-ja, thotë se tre civilë, tetë talibanë dhe një ushtar i NATO-s, janë vrarë në incidente të ndara në Afganistan, gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit, civilët, një grua dhe dy fëmijë, janë vrarë aksidentalisht gjatë një operacioni kundër militantëve të dyshuar në provincën perëndimore, Farah.

Gjatë operacionit, janë vrarë edhe gjashtë kryengritës dhe disa të tjerë janë arrestuar.

Gjatë një sulmi në pjesën jugore të Afganistanit, është vrarë një ushtar i NATO-s.

Në provincën veriore, Kunduz, forcat ndërkombëtare kanë vrarë dy talibanë dhe kanë arrestuar disa të tjerë, gjatë operacionit të kërkimit për kryengritës në qarkun Chardarah.
XS
SM
MD
LG