Ndërlidhjet

Sejdiu: Ka ardhur koha që Sllovakia ta njohë Kosovën


Ka ardhur koha që Slovakia të njoh pavarësinë e Kosovës i ka thënë Presidenti Fatmir Sejdiu, shefit të zyrës ndërlidhëse sllovake në Prishtinë, Miroslav Nad.

Njoftimi është bërë publik nga Presidenca e Kosovës, ndërsa ky është takimi i fundit i Miroslav Nad me të parin e Kosovës. Miroslav Nad në cilësinë e shefit të zyrës ndërlidhëse të Slovakisë në Prishtinë tani e tutje do zëvendësohet nga Henrik Markus i cili gjithashtu është takuar me Sejdiun.

Gjatë këtyre takimeve, Presidenti Sejdiu është shprehur se pas mendimit të dhënë nga GJND-ja është gjithçka e qartë edhe për shtetet që kanë hezituar për të njohur Kosovën.

Sllovakia është një nga 5 vendet anëtare të BE-së që vazhdojnë të refuzojnë njohjen e Kosovës si shtet.
XS
SM
MD
LG