Ndërlidhjet

Sejdiu: Beogradi të mos pengojë zbardhjen e fatit të të zhdukurve



Beogradi duhet të heqë dorë nga obstruksionet dhe të ndihmojë zbardhjen e fatit të të zhdukurve, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

"Në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e rreth dy mijë qytetarëve shqiptarë, të cilët u rrëmbyen me forcë nga policia, ushtria dhe paramilitarët serbë gjatë luftës së viteve 1998-‘99. Institucionet e Kosovës e kanë shtruar në çdo instancë ndërkombëtare çështjen e të zhdukurve, duke kërkuar që të rritet presioni ndaj Serbisë. Qeveria e Serbisë mban përgjegjësi për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur më 1998-’99", thuhet në komunikatë.

Sipas presidentit të Kosovës, zbardhja e fatit të të zhdukurve do ta lehtësonte udhën e pajtimit në mes popujve të rajonit dhe do ta përshpejtonte procesin e integrimit të tij euroatlantik.
XS
SM
MD
LG