Ndërlidhjet

Hawking: Zoti nuk e krijoi universin



Zoti nuk e ka krijuar universin është një nga përfundimet e profesor Setphen Hawking, që njihet si shkencëtari më i madh i gjallë britanik, në librin e tij më të ri që pritet të botohet së shpejti.

Ai shkruan se përplasja e madhe nuk ndodhi si pasojë e ndërhyrjes së ndonjë force të mbinatyrshme, por qe rezultat i pashmangshëm i gravitetit të ulët.
Në librin e tij të mëhershëm botuar në vitin 1988, shkruan e përditshmja Guardian, profesori Hawking pranonte një lloj roli të Zotit në krijimin e gjithësisë.

Libri më i ri i shkencëtarit britanik, i titulluar “The Grand Design” kundërshton besimin e Isak Njutonit se universi është krijuar nga Zoti dhe se nuk mund të jetë krijuar nga kaosi.
XS
SM
MD
LG