Ndërlidhjet

Të paktën 40 të vdekur nga shpërthimi në Pakistan



Policia e Pakistanit tha se më shumë se 40 njerëz kanë vdekur sot kur një bombë shpërtheu në mes të një tubimi të shiitëve në qytetin jugperëndimor Keta.

Sulmi raportohet se është kryer nga një sulmues vetëvrasës, i cili e hodhi veten në erë në çastin kur mijëra shiitë u mblodhën për të shënuar al-Kuds, ditën e solidarizimit me popullin palestinez, e cila zakonisht bie të premten e fundit të Ramazanit.

Sulmi ndodhi dy ditë pas sulmeve vetëvrasëse në një procesion të shiitëve në qytetin Lahore, ku u vranë 35 njerëz dhe 300 u plagosën.
XS
SM
MD
LG