Ndërlidhjet

ETA baske ofron armëpushim



Grupi militant seperatist bask, ETA, ka njoftuar se ka hequr dorë nga dhuna për hir të shtytjes së “procesit demokratik” në Spanjë.

Njoftimi u bë përmes një video të ETA-s që u transmetua nga BBC. Ky lajm pason atë që e kanë raportuar mediat spanjolle se krahu politik i ETA-s ka bërë thirrje për armëpushim.

Grupi bask, fuqia e të cilit së fundi ishte zbehur për shkak të arrestimeve të shumta të anëtarëve të saj, nuk ka realizuar sulme të mëdha për më shumë se një vit.

ETA konsiderohet si grup terrorist nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të.
XS
SM
MD
LG