Ndërlidhjet

Sulmohet ushtria jemene, 6 të vdekur



Zyrtarë të sigurisë në Jemen thanë se sulmi ndaj një postblloku të ushtrisë nga persona të armatosur ka lënë gjashtë të vrarë, katër nga të cilët janë ushtarë ndërsa dy nga radhët e sulmuesve.

Incidenti ka ndodhur në rajonin Rabva, në lindje të qytetit të Habalejn.

Përballje sporadike të armatosura në mes të luftëtarëve separatist dhe trupave qeveritare kanë vazhduar edhe gjatë natës.

Jemeni ka zakonisht probleme me kryengritjen e Al Kaidës, dhe tashmë gjashtë vjet është në luftë me rebelët shiitë në veri.
XS
SM
MD
LG