Ndërlidhjet

Tiranë: Zgjedhjet lokale në 8 maj 2011



Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka vendosur që në 8 maj të vitit 2011 të zhvillohen zgjedhjet lokale. Këto do jenë votimet e para që nga zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit 2009, rezultati i të cilave vazhdon të kundërshtohet nga opozita socialiste.

Opozita akuzon Partinë Demokratike të kryeministrit Berisha për manipulim të zgjedhjeve.

Presidenti Topi gjatë fjalimit të mbajtur të dielën theksoi se demokracia në Shqipëri "është ende shumë e brishtë".
XS
SM
MD
LG