Ndërlidhjet

Pakistan: 17 të vrarë e 40 të plagosur



Burimet zyrtare flasin për së paku 17 të vdekur e mbi 40 të plagosur nga një sulm me bombë në një stacion policie në veriperëndim të Pakistanit. Sulmi i sotëm ishte i treti atentat vetvrasës brenda një jave.

Në mesin e viktimave kishte policë, civilë dhe fëmijë që shkonin në shkollë.

Taliabanët kanë marrë përsipër sulmin duke theksuar se cak ishte policia që po nxit civilët të vetorganizohen për të luftuar militantët.
XS
SM
MD
LG