Ndërlidhjet

Vordsorth: BE-ja ka arritur pajtueshmëri për pr/rezolutën


Ambasadori britanik në Serbi, Stiven Vordsvorth, ka thënë se vendet e Bashkimit Evropian e kanë arritur pajtueshmërinë për tekstin e rezolutës së Serbisë për Kosovën.

“Fakti se pajtueshmërinë për tekstin e kanë arritur të 27 vendet e BE-së, përfshirë edhe 5 vendet që nuk e kanë pranuar Kosovën, garanton se formulimet nuk do ta paracaktojnë çështjen e shtetësisë së Kosovës”, tha ambasadori Vordsvorth sot në Beograd, dhe shtoi se në tekst “nuk kërkohet që Serbia ta pranoj Kosovën”.

Sipas tij, bëhet fjalë për “gjetjen e mënyrës së njohjes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Ai mëtutje tha se shpreson se Serbia dhe BE-ja do të arrijnë marrëveshje “që do të jetë bazë për të shkuar së bashku në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me rezolutë, që atëherë do të miratohej me konsensus”.

Ambasadori britanik, Stiven Vordsvorth, tha se për Britaninë dhe për të gjitha vendet e tjera të BE-së, që e kanë njohur Kosovën, në propozim rezolutën e Serbisë ishin të papranueshme shumë çështje, në mesin e të cilave, edhe hapja e rrugës për bisedime të reja për status.
XS
SM
MD
LG