Ndërlidhjet

Zgjedhje të parakohshme në Moldavi?



Ushtruesi i detyrës së presidentit në Moldavi, Mihai Gimpu, tha se do të lëshojë një dekret për shpërndarjen e parlamentit dhe për zgjedhje të parakohshme.

Gimpu tha se i ka kërkuar pëlqimin formal Gjykatës Kushtetuese, të cilin, siç tha e pret deri në 14 shtator.

Komentet e tij u bënë pak ditë pasi dështoi referendumi për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga votuesit, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të qytetarëve që dolën në votime.
XS
SM
MD
LG