Ndërlidhjet

Tadiç: Klimë e favorshme në BE për Serbinë



Ekziston një klimë shumë e favorshme brenda Bashkimit Evropian për të çuar përpara aplikimin e Serbisë për anëtarësim, tha presidenti serb Boris Tadiç.

"Anëtarësimi në BE sjell me vete dhe fonde të konsiderueshme, që në rastin e Serbisë mund të llogariten deri në 2 miliardë euor në vit në formë grantesh. Për sa kohë mbetemi pas në këtë proces ne i humbasim këto fonde. Askush nuk ka të drejtë ta vonojë procesin", tha Tadiç.

Presidenti serb shtoi se Beogradi synon të fitojë statusin e vendit kandidat dhe të nisë menjëherë negociatat për anëtarësim.

XS
SM
MD
LG