Ndërlidhjet

SHBA: Robert Gejts optimist për procesin në Afganistan


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, thotë se strategjia e Shteteve të Bashkuara në luftën në Afganitsan, duket se po funksionon dhe ka shprehur një optimizëm të kujdesshëm për progresin e bërë.

Sipas tij, me afro 30 mijë trupat shtesë nga Shtetet e Bashkuara, tashmë të vendosura në Afganistan, komandanti i trupave amerikane dhe të NATO-s në këtë vend, Dejvid Petraeus, beson se përpjekja e luftës është “në rrugë të drejtë”.

Këto komente zoti Gejts i bëri mbrëmë vonë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e mbrojtjes së Francës, Herve Morin, në Uashington.

Zoti Gejts foli edhe lidhur me forcat e sigurisë së Afganistanit.

“Një nga gjërat që mendojë se ushtria jonë e thekson si inkurajuese, është ajo se njëri prej parametrave kryesorë, për të cilin folëm para një viti, është rritja në numër dhe në cilësi e Forcave të Sigurisë Kombëtare të Afganistnait. Ne, poashtu, po shohim përmirësim të rëndësishëm në numër dhe në cilësi në Armatën Kombëtare të Afganistanit”, tha Robert Gejts
XS
SM
MD
LG