Ndërlidhjet

Zakajev kthehet në Londër?


Lideri separatist i Çeçenisë, Ahmed Zakajev, që kërkohet nga Rusia me akuzat për terrorizëm, ka braktisur Varshavën, për t’u kthyer në Londër, i ka deklaruar agjencisë Asoshieted Pres, bashkëpunëtori i tij Adam Borowski. Ai ka thënë se Zakajev e ka lëshuar Polonin të dielen. Zakajev ishte arrestuar të premten në Varshavë mbi bazën e kërkesës së Rusisë, por më vonë u lirua. Gjyqi tha se Polonia duhet të njohë statusin e refugjatit politik që atij i ishte dhënë nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian.
Zakajev që jeton në Britaninë e Madhe kishte shkuar në Poloni për të marrë pjesë në një takim kushtuar refugjatëve çeçen.
XS
SM
MD
LG