Ndërlidhjet

Romë: Hetohet Banka e Vatikanit



Prokurorët në Romë po i hetojnë dy zyrtarë në Bankën e Vatikanit nëpër shpërlarjen e parave.

Vatikani tha se është i befasuar nga hetimet e kreut të bankës, Etore Goti Tedeski, dhe shprehu besim të plotë në të.

Banka e Vatikanit, e njohur zyrtarisht si Instituti për Punë Religjioze, i menaxhon llogaritë e priftërinjve katolikë.

Banka e Vatikanit u trondit nga një skandal në vitin 1982, kur guvernatori i saj, arqipeshkvi Paul Marcinkus, u akuzua se ishte i përzier në kollapsin e 3.5 miliradë dollarëve të Bankës Ambroziano, e cila asokohe ishte banka më e madhe private e Italisë.
XS
SM
MD
LG