Ndërlidhjet

Tiranë: Përpjekje për grabitjen e bankës përmes tunelit


Policia e Shqipërisë ka ndaluar një perpjekje për grabitjen e bankës "Intesa San Paolo" në Tiranë, pasi zbuloi një tunel që po hapej në afërsi.

Mediat lokale raportojnë se personat janë kapur në flagrancë gjatë natës, në momentin që po gërmonin për hapjen e tunelit.

Ende nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve, por burime të policisë citohen të kenë thënë se për të realizuar planin e grabitjes, personat kishin marrë me qera prej 5 muajsh një lokal pranë bankës.

Prej aty kishin nisur gërmimin nën tokë për të mbërritur më pas në ambientet e Bankës "Intesa San Paolo".
XS
SM
MD
LG